Telegrafi

Tetë skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve – gjithçka çfarë duhet të dini për shortin dhe datat e zhvillimit të ndeshjeve

Foto: Fox Sport/ Twitter

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e eliminim direkt, ku kanë dal tetë çerekfinalistët në Ligën e Kampionëve.

Në garë kanë mbetur katër klube nga Anglia dhe një prej vendeve si Italia, Spanja, Portugalia dhe Holanda.

Manchester United, Manchester City, Tottenham, Liverpol, Juventus, Barcelona, Porto dhe Ajax janë klubet që kanë kaluar tutje.

Shorti do të hidhet të premten nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës.

Nuk ka më bllokada dhe secili mund të ndeshet me secilin, përfshirë edhe klubet që vijnë nga i njëjti vend.

Ku mund ta ndiqni shortin? 

Shortin mund ta ndiqni drejtpërdrejt te Telegrafi.com, ku do të mbulohet edhe në Instagram, Facebook dhe Twitter.

Datat e ndeshjeve çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja  

Pas hedhjes së shortit të premten, ku do t’i mësoni katër çiftet, ndeshjet zhvillohen në prill.

Më 9 dhe 10 prill zhvillohen ndeshjet e para, ndërsa ato kthyese pas një jave me 16 dhe 17.

Gjysmëfinalet zhvillohen me 30 dhe 1 maj, apo kthyese me 7 dhe 8 maj.

Wanda Metropolitano

Finalja zhvillohet me 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano. /Telegrafi/