Site icon Telegrafi

Tetë momentet kur Lionel Messi pati konfrontime në fushë me kundërshtarët e tij – Nga Ramos e Cavani, te Milner e Felix

Ylli argjentinas, Lionel Messi pati një përplasje verbale me portugezin Joao Felix gjatë ndeshjes gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, e vlefshme për Superkupën e Spanjës.  

Felix mund të jetë 12 vjet i ri se Messi, por ylli i Atletico Madrid nuk kishte shqetësime për të provuar të sqarohet me argjentinasit të enjten në mbrëmje.

Gjatë gjysmëfinales së Superkupës Spanjolle mes Atleticos dhe Barcelonës, dyshja patën një moment ku të dy shkuan kokë më kokë para se shokët e skuadrës të ndërhynin për t’i ndarë, megjithëse situata nuk mbaroi plotësisht.

Lexo po ashtu Messi dhe Joao Felix patën konfrontim verbal, Suarez iu bashkua zënkës që krijoi tollovi të madhe

Luis Suarez kishte disa fjalë me Felix përpara se gjërat përfundimisht të ftoheshin dhe gjyqtari i ndeshjes t’i ndajë dy kartonë të verdhë.

Përplasja e Messit me portugezin është e teta e tij në karrierë, pasi edhe në të kaluarën ka pasur disa zënka me kundërshtarët.

Sergio Ramos

Messi dhe Ramos janë përballur shumë herë mes vete dhe më 2 mars të 2019, ata u ndeshën verbalisht në pjesën e parë të fitores 1-0 të Barcelonës ndaj Real Madridit në Bernabeu.

Messi reagoi keq pasi Ramos e goditi në gojë me dorën e tij, me argjentinasi që u tërbua pas kësaj.

Ramos mohoi që ishte një bërryl i paqëllimshëm: “Ishte diçka e momentit, nuk kishte qëllim pas saj. Ai e mori keq, por çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë”.

Lexo po ashtu Ramos komenton konfrontimin me Messin, premton se skuadra do të japë gjithçka deri në fund

Edinson Cavani

Argjentina dhe Uruguai luajtën një barazim të zjarrtë 2-2 në Tel Aviv në nëntor të vitit 2019, ndeshje e cila sjelli një zënkë mes yjeve.

Ishte Cavani dhe Messi, të cilët patën konfrontime mes vete, me uruguaianin që i kërkoi ‘luftë’, ndërsa argjentinasi thuhet se u përgjigj: “sa herë të doni”.

Gary Medel

Messi mori kartonin e dytë të kuq të karrierës së tij, pasi u përplas me Gary Medel të Kilit në ‘play off-in’ e vendit të tretë në Copa America në korrik të vitit 2019.

Medel dhe Messi patën një konfrontim verbal, por për të qenë të drejtë, incidenti nuk ishte me të vërtetë i denjë për një largim me të kuq për secilin lojtar.

https://twitter.com/sploofeek/status/1147607245422772228

James Milner

Milner u hakmarrë ndaj Messit për një driblim mes këmbëve të vitit 2015 gjatë ndeshjes së Liverpoolit në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës në Camp Nou vitin e kaluar.

Anglezi rrëzoi me qëllim Messin në një aksion në vijën anësore të fushës – pa e pasur parasysh që topi po dilte jashtë, duke shtuar mendimin se Milner thjesht donte ‘hakmarrjen’ dhe ylli i Barcelonës nuk ishte i lumtur.

Mesfushori i Reds në një intervistë për Daily Mail tregoi se patën një shkëmbim fjalësh me argjentinasin.

Sipas Milnerit, Messi e kishte quajtur gomar atë duke mos e ditur se ylli i Reds e kupton gjuhën spanjolle.

Lexo po ashtu Milner zbulon debatin me Messin në tunel: Më quajti gomar pas pjesës së parë, nuk e dinte se kuptoj spanjisht

Darijo Srna

Messi pati fatin të shpëtojë pa karton të kuq kur synoi një sulm në kokë ndaj Darijo Srna të Shakhtar Donetsk në Superkupën e UEFA-s në vitin 2009.

Sulmuesi argjentinas u zhgënjye pasi humbi një shans për të shënuar dhe goditi me qëllim kroatin në shpinë.

Mbrojtësi kroat u kthye shpejt ndaj Messit, i cili reagoi përsëri me nervozë duke goditur kokat me Srnan.

Mapou Yanga-Mbiwa

Loja e Barcelonës kundër Romës në gusht të 2015 ishte dashur të ishte miqësore, por ajo u dëmtua nga një mosmarrëveshje e keqe mes Messit dhe Yanga-Mbiwa.

Yanga-Mbiwa humbi durimin me Messin dhe u përkul përpara për të frikësuar kundërshtarin e tij.

Ish-reprezentuesi i Francës me siguri nuk po e priste Messin të reagojë duke hedhur kokën e tij përpara dhe duke kapur Yanga-Mbiwan në fyt.

Weligton

Messi dhe Wilington patën një përplasje mes vete gjatë barazimit 0-0 gjatë vitit 2014, me lojtarin e Malgas që e kapi për fyti yllin e Barcelonës.

Por, mbrojtësi më vonë pretendoi se e kishte bërë këtë pasi Messi e quajti atë “bir bushtre”.

Ronald Raldes

Messi ishte përfshirë në përleshje të nxehta në vitin 2011 gjatë ndeshjes hapëse të fazës së grupeve të Argjentinës në Copa America kundër Bolivisë.

Sulmuesi i klasit botëror reagoi pas një bllokimi të topit duke i dhënë shtytje Raldes, ndërsa më vonë shkoi kokë më kokë me qendërmbrojtësin.

/Telegrafi/

Exit mobile version