Telegrafi

Terim zbulon ofertën dhe arsyen e mos transferimit të Muriqit te Galatasaray

Fatih Terim ka folur për mediat turke dhe ka zbuluar ofertën që skuadra e tij, Galatasaray i bëri sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi përfundoi me sukses transferimin e tij te Fenerbahce nga Rizespor për një shifër të raportuar prej katër milionë eurosh.

Për Fenerbahcen ishte një fitore në derbi ndaj Galarasarayt ende pa nisur kampionati, pasi ‘Cim Bom’ ishin shumë afër transferimit të sulmuesit të Kosovës.

Lexo po ashtu Zyrtare: Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahces

Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim ka treguar për mediat turke ofertën dhe refuzimin që i bëri Muriqi kampionit turk.

Terim dhe trofetë e fituar nga ai

“Kemi ofruar 3.7 milion euro dhe futbollistin Valentine Ozornwafor plus 20 për qind të kartonit”, ka thënë fillimisht Terim për mediat turke.

“Ne bëmë çdo gjë që është e mundur”.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi do të përfitojë dy milionë euro në sezon te Fenerbahce

“Nëse një lojtar ka pasur dëshirë të shkojë te Fenerbahce, Galatasray nuk këmbëngul në transferim”.

“Tek ne luajnë vetëm lojtarët që dëshirojnë të luajnë”, përfundoi trajneri turk. /Telegrafi/