Një teori konspirative e hedhur nga një tifoz në internet, pretendon se drejtori i UEFA-s, aksidentalisht e ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku shihen katër çifte e skuadrave që do të përballen në çerekfinale.
Dokument në foto titullohet: “Shorti i çerekfinaleve të UEFA Ligës së Kampionëve” dhe mban logon zyrtare të garës.
Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale tifozët të rebelohen duke pretenduar se i gjithë shorti është kurdisje.
https://twitter.com/KaneFromTheLane/status/1106246229539897348
Çiftet e skuadrave që do të ndeshen në çerekfinale janë paracaktuar, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që të jetë thjesht një test.
Gjithsesi, nga ai dokument që bëri xhiron e botës përmes rrjeteve sociale në më pak se një orë, dallohen çiftet çerekfinaliste: Liverpool-Ajax; Juventus-Porto; Manchester United-Tottenham dhe Barcelona-Manchester City.
Your 2018/19 #UCL quarter-finalists 🙌
🇳🇱 @AFCAjax
🇪🇸 @FCBarcelona
🇮🇹 @juventusfc
🏴 @LFC
🏴 @ManCity
🏴 @ManUtd
🇵🇹 @FCPorto
🏴 @SpursOfficialWho are you backing to lift the 🏆? pic.twitter.com/dLLjJCEGq8
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 13, 2019
Shorti do të hidhet të premten në ora 12:00 dhe do të shihet se a do të ngjajë me këtë teori. /Telegrafi/