Telegrafi

Tentuan t’ju afrohen ukrainasve, goditen me artileri të rëndë – rusët detyrohen të zmbrapsen

Beteja për Bakhmutin po vazhdon. Ushtria ukrainase dhe ajo ruse vazhdimisht pretendojnë se kanë marrë nën kontroll pjesë të vogla të këtij qyteti në lindje të Ukrainës.

Në anën tjetër, Kremlini qdo ditë e më shumë po propagandon – duke thënë se kanë marrë plotësisht nën kontroll Bakhmutin, që ka një rëndësi strategjike, transmeton Telegrafi.

Por situata në terren e tregon krejt të kundërtën. Atje forcat ruse po pësojnë humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Lexo po ashtu Korpusi i vullnetarëve rusë që luftojnë përkrah ukrainasve futen në rajonin e Belgorodit - pamje nga aksioni  

Këtë e ka mbështetur me deklaratën e tij edhe një pjesëtarë i grupit mercenar rus Wagner, i cili në një video tha se ka dhjetëra mijëra kufoma të pjesëtarëve të tyre dhe ushtrisë së rregullt ruse në këtë qytet.

Derisa rusët po tentojnë të avancojnë dhe të shtyjnë prapa ukrainasit, Kievi me marrjen e armëve të rënda nga vendet perëndimore po ua dëshmon të kundërtën komandantëve të lartë rusë.

Lexo po ashtu Pjesëtari i Wagnerit nga Bakhmuti: Kemi dhjetëra mijëra kufoma të pjesëtarëve tanë dhe të ushtrisë së rregullt ruse

Një video e realizuar me dron, shfaq momentin kur ushtria ruse tenton t’i afrohet ukrainasve, por artileria e Kievit i godet aq rëndë sa që shumë prej tyre vdesin e pjesa tjetër detyrohen të tërhiqen.

Ishte brigada e 54-të e motorizuar dhe batalioni i 2-të që organizuan këtë sulm që rezultoi tejet i suksesshëm – duke i detyruar rusët të zmbrapsen. /Telegrafi/