Telegrafi

Tentuan të fshiheshin nëpër istikame, qindra ushtarë rusë menduan se do t’i shpëtojnë artilerisë ukrainase – u gabuan rëndë

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq ushtarët rusë që tentojnë të kamuflohen nëpër istikame, pasi ishin të vetëdijshëm që janë objektiv i artilerisë ukrainase – ku në një moment goditen me predha.

Forcat e Vladimir Putinit janë filmuar nga droni – duke tentuar t’i shpëtojnë raketave duke lëvizur qindra prej tyre nëpër istikame në afërsi të aeroportit të Donetskut, që kontrollohet nga rusët nga fillimi i pushtimit të këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Derisa po lëviznin në istikame, në një moment goditen nga predhat dhe ngritet tymi ngjyrë hiri në qiell.

Lexo po ashtu Efektet e para të kundërofensivës së ukrainasve, pamje që tregojnë se si po i shkatërrojnë tanket ruse

Megjithatë nuk dihet se sa prej ushtarëve rusë që ishin në istikame, kanë humbur jetën nga sulmi i ukrainasve.

Në anën tjetër, rreth 300 milje larg Khersonit, ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar urat dhe depot e municionit të ushtrisë ruse, në atë që po e cilësojnë si kundërofensivë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar se do të rikthej nën kontrollin e ukrainasve, çdo pëllëmbë të territorit të këtij vendi. /Telegrafi/