Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq ushtarët rusë që tentojnë të kamuflohen nëpër istikame, pasi ishin të vetëdijshëm që janë objektiv i artilerisë ukrainase – ku në një moment goditen me predha.
Forcat e Vladimir Putinit janë filmuar nga droni – duke tentuar t’i shpëtojnë raketave duke lëvizur qindra prej tyre nëpër istikame në afërsi të aeroportit të Donetskut, që kontrollohet nga rusët nga fillimi i pushtimit të këtij vendi, transmeton Telegrafi.
Derisa po lëviznin në istikame, në një moment goditen nga predhat dhe ngritet tymi ngjyrë hiri në qiell.
Megjithatë nuk dihet se sa prej ushtarëve rusë që ishin në istikame, kanë humbur jetën nga sulmi i ukrainasve.
Në anën tjetër, rreth 300 milje larg Khersonit, ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar urat dhe depot e municionit të ushtrisë ruse, në atë që po e cilësojnë si kundërofensivë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar se do të rikthej nën kontrollin e ukrainasve, çdo pëllëmbë të territorit të këtij vendi. /Telegrafi/