Telegrafi

Tensione pas ndeshjes Wigan 1-0 City: Dy trajnerët debat të tensionuar në tunel, Aguero godet një tifoz, tifozët e Cityt shkaktojnë kaos në stadium

Befasia e javës ishte eliminimi i Manchester Cityt nga FA Cup.

Skuadra e Pep Guardiolas humbi me rezultat 1-0 nga Wigani, ku golin e vetëm në takim e shënoi Will Grigg në minutën e 79-të.

Nga gëzimi i madh tifozët vendas pushtuan menjëherë fushën dhe me këtë rast ndodhi një aksident i vogël, ku Sergio Aguero goditi lehtësisht një tifoz.

Tifozët Man Cityt hodhën gjësende të forta në fushë dhe drejt kujdestarëve të stadiumit që ishin aty për të mbajtur rendin.

Por, këtu nuk përfundojnë tensionet, në tunelin e stadiumit trajneri Pep Guardiola dhe Paul Cook kishin një debat mjaft të ashpër.

Vlen të theksohet se City ishte me një lojtar më pak në pjesën e dytë, ishte Fabian Delph ai që u përjashtua në minutat shtesë të pjesës së parë.

Kundërshtari i Wiganit në çerekfinale është Southamptoni. /Telegrafi/