Site icon Telegrafi

​Tensione e fjalosje në mes të deputetëve të VV-së e LDK-së, seanca ndërpritet për 10 minuta

Derisa seanca e Kuvendit të Kosovës, vazhdonte me shqyrtimin e projektligji për parandalimin dhe luftimin e Covid-19, njëri nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, iu ka afruar njërit prej deputetëve të LDK-së.

Kurse, pas pak minutave aty janë mbledhur një numër më i madh i deputetëve nga të dy subjektet politike, ku shihej se kishte tensione e fjalosje.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani u detyrua ta ndërpres seancën për 10 minuta. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version