Telegrafi

Ten Hag përgatitet për largimin e tetë lojtarëve të Man Utd

Klubi anglez, Manchester United është gati të mbyllë kapitullin e karrierës së shumë lojtarëve të ekipit të parë këtë verë.

Djajtë e Kuq po përgatiten të shesin tetë lojtarë të skuadrës së parë këtë verë për të financuar shpenzimet e tyre të planifikuara.

Trajneri holandez, Erik ten Hag dëshiron të rinovojë në mënyrë drastike skuadrën e tij për të sfiduar për trofetë më të rëndësishëm në sezonin e ri.

Sipas mediumit The Mirror, Alex Telles dhe Eric Bailly do të largohen të dy, ndërsa Brandon Williams është gjithashtu i disponueshëm për transferim.

Unitedi do të shesë portierin Dean Henderson, kapitenin e klubit Harry Maguire dhe lojtarë të tjerë të ekipit të parë.

Sulmuesi Anthony Martial është në dyshim rreth një shitje, ndërsa nënshkrimi i shtrenjtë Jadon Sancho nuk është gjithashtu i sigurt në Old Trafford. /Telegrafi/