Telegrafi

Ten Hag duket se ka shënjestëruar largimin e parë nga Man United për janar

Fenerbahce ka shfaqur interesim konkret për sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial.

Pas 18 muajsh të vështirë, United është i përgatitur të shesin francezin në janar nëse arrin oferta e duhur.

Fotomac raporton se Fenerbahce po tregon interes për sulmuesin dhe duan ta kompletojnë marrëveshjen para se të hapet afati dimëror.

Lexo po ashtu Ten Hag mund të bëjë transferim shokues te Man United në janar

Në lidhje me ndeshjen jashtë fushe të United në Ligën e Kampionëve kundër Galatasaray të mërkurën, dy kampet do të takohen dhe do të diskutojnë kushtet e një transferimi të mundshëm.

Kontrata e Martialit me Manchester United skadon në fund të sezonit. Ekziston edhe një mundësi për të zgjatur marrëveshjen edhe për një vit tjetër.

Bëhet e ditur se Fenerbahce do të paguante jo më shumë se 20 milionë euro, një shumë kjo që mund të bind Djajtë e Kuq që të shesin sulmuesin. /Telegrafi/