Site icon Telegrafi

Telefonata e Jurgen Klopp që e bindi Arthurin të kalojë te Liverpooli zgjati 60 minuta

Një telefonatë e drejtpërdrejtë nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp këtë mëngjes e bindi mesfushorin e Juventusit, Arthur Melo, për të bërë një lëvizje drejt ‘Anfield Road’.

Arthur tani është në Merseyside duke kaluar testet mjekësore në Liverpool përpara nënshkrimit të kontratës për The Reds.

TMW shkruan se Liverpooli dhe Juve arritën marrëveshje për një huazim direkt për Arthurin vetëm pas mesnate.

Klopp më pas do të telefononte Arthurin më vonë në mëngjes për të ndihmuar që braziliani të bindej për një lëvizje në Angli.

Një dëmtim i Jordan Henderson mbrëmë në fitoren ndaj Neëcastle United i detyroi The Reds të futeshin në aksion në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Valencia kishte qenë gjithashtu në bisedime, por kërkesat për ndarjen e pagës së Arthurit e ndaluan marrëveshjen mes klubeve.

Në të kundërt, Liverpool ka rënë dakord të pagaujë 50 për qind të pagës së lojtarit, me gjysmë e mbetur që do të paguhet nga Juventusi. /Telegrafi/

Exit mobile version