Mauro Icardi nuk është duke kaluar aspak në një kohë të mirë te Nerazzurrët.
Ai dhe tifozët ultras të Interit të quajtur Curva Nord janë në një luftë, e gjitha kjo për shkak të një pjese të librit autobiografik të kapitenit të Interit.
Ata pakënaqësinë e tyre nuk hezituan ta shfaqin as gjatë takimit ndaj Cagliarit.
Por, kjo nuk përfundoi me kaq, ultrasit shkuan aq larg sa që para shtëpisë së argjentinasit hapën një tjetër banderolë.
Por, kështu nuk po bëjnë tifozët e Juventusit me kapitenin e tyre Gianluigi Buffon.
Ata në fitoren ndaj Udineses hapën një banderolë pas portës së gjigantit italian, ku e krahasuan atë me Supermanin. /Telegrafi/