Nëse jeni pyetur se si do të duken disa nga të famshmit pas 25 viteve, një teknologji fascinuese e ka mundësuar këtë, duke arritur që të parashikojë procesin e plakjes.
Softueri Future Face shfrytëzon teknologjinë e hartës së fytyrës për të ilustruar në mënyrë shkencore se si mund të plaken njerëzit – ndërsa disa prej rezultateve janë interesante.
Programi i krijuar nga kirurgu plastik i fytyrës, Dr Julian De Silva, merr parasysh të gjitha elementet e plakjes dhe tregon se sa mund të ndryshojë fytyra në vitet pasuese.
Ky softuer është provuar të disa anëtarë të familjes mbretërore, si Kate Middleton (36 vjeçare), Meghan Markle (37 vjeçare) dhe princi Harry (33 vjeçar).
Njëherësh është provuar edhe te këngëtari Harry Styles (24 vjeçar), futbollisti Harry Kane (25 vjeçar) dhe supermodelja Kate Moss (44 vjeçare).
Kjo teknologji e re e hartës së fytyrës na mundëson që të shikojmë në mënyrë shkencore në të ardhmen dhe të dimë me saktësi se si do të plaket një person”.
“Kate Moss është akoma një prej femrave më të bukura në botë dhe ka qëndruar në krye të industrisë së modelizmit për 25 vite”, ka theksuar Dr De Silva, transmeton The Sun.
/Telegrafi/