Presidenti i La Ligës, Javier Tebas beson se Real Madridi do të jetë skuadra që do të transferojë yjet më të nxehtë të Evropës, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.
Gjigantët spanjollë janë ndër pretendentët kryesorë për të blerë yjet e Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain këtë verë.
Por, Tebas beson se skuadra e Santiago Bernabeut është e vetmja skuadër me fuqinë financiare për të nënshkruar me sulmuesit pasi konkurrentët e tyre janë në vështirësi.
“Real Madridi do të marrë Mbappen dhe Haalandin pasi Barcelona dhe Juventusi janë shkatërruar financiarisht”, u ka thënë fillimisht Tebas gazetarëve.
“Ardhja e Mbappes është një lajm i madh për La Ligën. Do të ishte një gëzim për La Ligën. Është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë La Ligës”.
Megjithatë, presidenti i La Ligas sqaroi se nuk ka njohuri të brendshme për të thënë nëse marrëveshja do të realizohet përfundimisht.
“Nuk kam asnjë informacion në lidhje me Mbappen. Por, unë kam parë disa raste të lojtarëve që kanë gjashtë muaj të mbetur nga kontratat e tyre që nuk i kanë rinovuar kontratat e tyre dhe më pas vazhduan me klubin”, përfundoi Tebas. /Telegrafi/