Site icon Telegrafi

“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”, në Prishtinë vendoset një baner për policin e vrarë në veri

Një polic i Policisë së Kosovës është vrarë mëngjesin e sotëm në veri.

Polici Afrim Bunjaku u vra derisa ishte në krye të detyrës së tij, ai u vra nga grupe kriminale në orët e hershme të mëngjesit.

Pas vrasjes së tij, disa qytetarë kanë vendosur disa banerë në Prishtinë ku shkruhet “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”.

Lexo po ashtu Sulmohet me arsenal armësh policia në veri, mbetet i vrarë një rreshter

Ndryshe, Policia e Kosovës u sulmua me armë mëngjesin e sotëm në fshatin Banjskë, të Leposaviqit.

“Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, njoftoi Policia.

Sulmet ndaj Policisë janë duke vazhduar. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version