Site icon Telegrafi

‘Të tjerët qëndrojnë prapa’ – Guardiola thotë emrat e skuadrave të vetme që e sulmojnë Cityn në Angli

(Fotomontazh: Manchester City)

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i ka përmendur ekipet e vetme në Ligën Premier që përpiqen ta sulmojnë skuadrën e tij, derisa të tjerët qëndrojnë në mbrojtje.

Spanjolli mori drejtimin e klubit nga Etihad Stadium dhe që atëherë ka fituar dhjetë tituj vendorë duke përfshirë tre trofe të Ligës Premier.

Nën drejtimin e tij, City është bërë forcë dominuese në futbollin anglez, ndërsa vet trajneri thotë se ka pak klube që përpiqen t’i bëjnë ballë drejtpërdrejt kampionit.

(Foto: mancity.com)

“Ndoshta ne i provokojmë, por shumica prej tyre (rrinë në mbrojtje) – përveç do të thosha Liverpoolit, do të thosha Brightonit, në disa raste do të thosha Arsenalit… Më lini të mendoj, ndoshta po e harroj dikë”.

Lexo po ashtu Guardiola me deklaratë të fuqishme ndaj Putinit për luftën në Ukrainë: Faji është vetëm i një njeriu

“Aston Villa, kemi luajtur edhe atje paksa. Ka pasur momente kur e kanë bërë (na kanë sulmuar) – por si parim, kur kemi ndërtim të mirë, ata qëndrojnë prapa. Leeds, po ashtu”.

“Të tjerët qëndrojnë prapa. Sinqerisht, nuk po them diçka të keqe. Secili trajner, secila skuadër mund të bëjë çfarëdo që të dojë, absolutisht”, ka thënë Guardiola në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Exit mobile version