Site icon Telegrafi

A do të shkarkohet ministri grek i migrimit, Janis Muzalas?

Agjencia e lajmeve ”MIA”, njofton se ministri grek i mbrojtjes dhe njëherit lider i partisë ”Grekët e Pavarur”, Panos Kamennos, insiston që të shkarkohet ministri grek për migrim, Janis Muzalas, për shkak se ky i fundit, e ka quajtur Maqedoninë, me emrin kushtetues e jo me shkurtesën IRJM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kamennos ka theksuar se ministri Muzalas nuk gëzon mbështetjen e deputetëve të partisë ”Grekët e Pavarur”, prandaj duhet që të kthehet nga Brukseli dhe më pastaj kryeministri Alexis Tsipras, të vendosë për fatin e ministrit për migrim.

Ndryshe, ministri Janis Muzalas, në një intervistë televizive, e ka quajtur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues dhe më pastaj ka kërkuar falje, duke thënë se ky ”gabim nuk korrespondon me qëndrimin dhe besimin e tij për çështjen kombëtare të IRJM-së”./Telegrafi/

Exit mobile version