Se situata është shumë e rëndë në Avdiivka të Ukrainës e dëshmojnë shumë video të ndryshme. Atje nuk ka mbetur pothuajse asgjë pa u shkatërruar.
Trupat ruse kanë goditur edhe rrugët, e moti i ftohtë, të reshurat e mëdha dhe balta, ka bërë që asnjë mjet motorik të mos mund të lëvizë nëpër këtë terren.
Ushtarët ukrainas kanë publikuar pamje ku shihen sesi mjetet e tyre kanë ngecur në baltë dhe se shpesh thirren tanket që t’i tërheqin.
E për t’ia mësyrë pozicioneve ruse, ata detyrohen këtë ta bëjnë në këmbë, duke u rritur rreziku nga sulmet me dronë kamikaz.
Madje edhe eprorët e lartë të Ukrainë kanë pranuar se ky qytet është shndërruar në gërmadha dhe pothuajse as edhe një njeri nuk shihet duke lëvizur në atë rajon, përveç ushtarëve të dyja palëve që vazhdojnë të luftojnë kundër njëri-tjetrit. /Telegrafi/
🇺🇦🇷🇺Probably near #Donetsk or #Zaporizhia, a Ukrainian T-80BV tank rescues a Ukrainian BMC Kirpi MRAP armoured vehicle that got stuck in the mud.
Probably BMC Kirpi MRAP armoured vehicles are no longer frequently used in hot conflict areas. pic.twitter.com/lIEkFWYCFR
— Polar Bear (@plrbear4) February 13, 2024
#Ukraine: This is how the ground looks now in some areas of the front. The slosh, snow, and mud literally suck in the feet of the soldiers walking on it. Not a place for an Abrams tank. pic.twitter.com/3MkYiQHpKo
— Jack Straw (@JackStr42679640) February 13, 2024
In #Ukraine the situation is the same as always.#Mud always wins pic.twitter.com/RKFQheMuQ9
— Arthur Morgan (@ArthurM40330824) February 13, 2024