Giorgio Chiellini dhe Paulo Dybala pritet të jenë në dispozicion të Juventusit për ndeshjen ndaj Villarrealit, por Leonardo Bonucci pritet të mungojë, derisa Denis Zakaria pritet do të kthehet pas pushimit për ndeshjet e përfaqësueseve.
Stafi mjekësor i Zonjës së Vjetër është mjaft i ngarkuar për shkak të numrit të madh të të lënduarve. Dy prej tyre, Federico Chiesa dhe Kaio Jorge, nuk do të luajnë më këtë sezon për shkak të lëndimeve në gju.
Chiellini, Bonucci, Dybala dhe Denis Zakaria, po ashtu munguan në fundjavë ndaj Sampdorias, por veterani i mbrojtjes dhe sulmuesi argjentinas janë më pranë rikthimit, ashtu që mund të luajnë të mërkurën në Allianz Stadium kundër Nëndetëses së Verdhë për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Chiellini mund të startojë nga minuta e parë, derisa Dybala pritet të jetë në bankën rezervë. Në anën tjetër, Bonucci nuk do të kthehet deri në ndeshjen ndaj Salernitanas, kurse Zakaria më vonë.
Ky është lajm i mirë edhe për përfaqësuesen e Italisë, pasi dyshja e mbrojtjes, Chiellini dhe Bonucci, pritet të jenë në dispozicion për sfidat e barazhit për kualifikim në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/