Site icon Telegrafi

Të paktën 90 fëmijë janë vrarë nga agresioni rus në Ukrainë

Dhjetëra fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus pothuajse tre javë më parë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mësohet se gjithsej 90 fëmijë kanë vdekur, sipas prokurorisë së përgjithshme të Ukrainës.

“Numri më i madh i viktimave është në rajonin e Kievit, Kharkivit, Donetskit, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr”.

Lexo po ashtu Agresioni rus: Nuk mbijeton gruaja shtatzënë e fotografuar duke u evakuuar nga spitali i bombarduar i Mariupolit në Ukrainë - vdes edhe foshnja e saj

Më herët, administratorët lokalë në qytetin port jugor të Mariupolit konfirmuan se numri i të vdekurve që nga 24 shkurti tani ka tejkaluar 2,500.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thonë se kanë konfirmuar 1663 të vdekur civilë.

Megjithatë, ka të ngjarë që ky numër të jetë dukshëm më i lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version