Site icon Telegrafi

“Të lutëm mposhte Usykun që të kemi meçin më të madh në histori” – promotori i Joshua kishte një lutje për Furyn para syve të tij

Tyson Fury ishte prezent afër ringut, kur Anthony Joshua fitoi me një nokaut brutal në raundin e dytë ndaj Francis Ngannou.

Fury parashikoi para meçit se Anthony Joshua do të fitojë me nokaut në raundin e parë dhe ai nuk ishte shumë larg parashikimit.

Britaniku po duartrokiste bashkatdhetarin e tij pas nokautit, por me siguri kjo fitore do të ketë sjellë disa shqetësime.

Kampioni i WBA, WBO dhe IBF, Oleksandr Usyk dhe kampioni i WBC, Fury takohen më 18 maj në një garë për të unifikuar titujt.  Nëse Fury e fiton atë meç, atëherë do të kemi meçin mes dy britanikëve.

Promotori i Joshua, Eddie Hearn, ka folur për DAZN, duke i kërkuar Furyt ta mposht Usykun, për të organizuar pastaj meçin e madh mes britanikëve.

“Jam shumë krenar për të (Joshuan), ka pasur një presion të madh mbi të sonte. Ai hodhi zare, pasi fituesi i kësaj sfide do të luftojë me fituesin e Oleksandr Usyk kundër Tyson Fury”.

“Në këtë formë nuk ka asnjë njeri në kategorinë e peshave të rënda që mund të mposht Anthony Joshuan. Është një burrë aty poshtë i quajtur Tyson Fury. Ju lutemi mposhtni Usykn, sepse atëherë ne mund të organizojmë luftën më të madhe në historinë e kategorisë së peshave të rënda”, deklaroi Hearn.

Lexo po ashtu Goditjet brutale të Anthony Joshuas që e rrëzuan Francis Ngannoun dhe e bën të kishte nevojë për oksigjen pas meçit

Pas 18 majit do të dihet se a do ta kemi meçin e shumëpritur./Telegrafi/

Exit mobile version