Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka rënë dakord për një kontraste trevjeçare me Bayern Munich.
30-vjeçari senegalez ka edhe një vit kontratë me Liverpoolin, por pas finales së Ligës së Kampionëve të së shtunës kundër Realit ai u tha lamtumirë tifozëve, duke dërguar një mesazh të qartë se ditët e tij në “Anfield Road” janë të numëruara.
Mane kërkoi një kontratë me vlerë 22 milionë euro në vit, për të cilën Liverpool nuk ra dakord dhe lojtari kërkoi të shitet.
Në Anfield erdhën oferta nga PSG, Barcelona dhe Bayern.
Pas bisedimeve me Julian Nagelsmann, Mane vendosi për bavarezët, me të cilët ranë dakord për një bashkëpunim trevjeçar dhe tani klubet janë duke punuar për marrëveshjen e dëmshpërblimit të cilën duhet ta paguajnë gjermanët.
Sadio Mane has agreed a three year contract with Bayern Munich. PSG and Barcelona were also interested. He has spoken directly to Julian Nagelsmann. Now up to clubs to agree a fee. Liverpool and Bayern Munich began official talks yesterday.
— DaveOCKOP (@DaveOCKOP) June 1, 2022
Në vitin 2016, Mane u transferua nga Southampton te Liverpool në një shifër prej mbi 45 milionë euro.
Senegalezi ka shënuar 120 gola dhe ka dhuruar 48 asistime në 269 ndeshje./Telegrafi/