Telegrafi

Do të largohet në verë nga Bayerni, tre klube dhe një Kombëtare në garë për Thomas Tuchel

Sot u bë e ditur se Thomas Tuchel do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë aktualisht janë në pozitën e dytë në Bundesliga, tetë pikë prapa liderit Bayer Leverkusen.

Mediumi anglez The Telegraph raporton se ish-trajneri i Chelseat mund të largohet para fundit të sezonit nëse nuk arrijnë të përparojnë në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Bayern Munichu merr vendim përfundimtar për trajnerin Thomas Tuchel

Megjithatë e ardhmja e tij duket se do të jetë sërish në Angli, ku Tuchel vlerësohet shumë.

Tuchel do të ishte i etur për të marrë detyrën e ekipit kombëtar të Anglisë pas Euro 2024 në rast se Gareth Southgate largohet ose shkarkohet. FA thuhet se është e hapur ndaj idesë që një i huaj të drejtojë ekipin.

Ka edhe opsione në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, ku tre skuadra duan ta kenë në radhët e veta trajnerin gjerman.

Lexo po ashtu Thomas Tuchel pritet të punoj sërish në Angli nga sezoni i ri

Liverpoli do të mbetet pa Jurgen Klopp dhe Tuchel shihet si një nga favoritët për ta zëvendësuar bashkëkombësin gjerman.

Dy klubet tjera që duan shërbimet e tij janë Manchester United dhe West Ham United që gjithashtu pritet të bëjnë ndryshime në staf. /Telegrafi/