Muaji tetor në të gjithë botën cilësohet si muaji rozë, ngase ditët e këtij muaji i kushtohet grave të prekur nga kanceri i gjirit.
Një kampanjë sensibilizuese për vetëdijësimin e grave dhe luftës kundër kësaj sëmundje realizohet edhe në Kosovës.
Në sheshin e Prishtinës sot u gjendën shumë emra të njohur nga fusha të ndryshme, të cilët ishin të gjithë të veshur me shallin rozë rreth qafës.
Aktorja dhe deputetja Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara që dikur ishte ministre e PDK-së në qeverinë Thaçi, Vlora Çitaku, ish-shefja e kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa nga LDK, Vlora Dumoshi dhe Anita Haradinaj, spikere e lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës e gruaja e kryeministrit Ramush Haradinaj nga AAK, u panë sot së bashku në kryeqytet.
Ato ishin mbledhur bashkë në përkrahje të fushatës sensibilizuese për vetëdijësimin e grave të prekura nga Kanceri i Gjirit.
Vlora Dumoshi, ish-shefja e kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa nga LDK,
Në një fotografi që Anita ka ndarë me fansat në rrjetin social Instagram, katërshja në fjalë shihen mjaft të buzëqeshura dhe të freskëta nën shoqërinë e njëra-tjetrës.
“Bashkimi ben Fuqi!! Ne lufte kunder Kancerit!” (sic.), ka shkruar Anita Muçaj-Haradinaj në Instagram. /Telegrafi/