Telegrafi

Të gjithë të çmendur pas Alvaro Moratas

Sulmuesi i Realit të Madridit nuk ka marrë ende asnjë vendim për të ardhmen pas një sezoni plot dritëhije në asketin personal, çka ka bërë që  të nisë një ankand i vërtetë.

Milani në Itali është skuadra që ka shfaqur hapur interesin për të veshur kuqezi bomberin iberik, por futja në lojë e skuadrave angleze e komplikon misionin për klubin piemontez.

Milan i ka bërë Moratas një ofertë konkrete nga e cila mund të përfitojë rreth gjashtë milionë euro në sezon, por Morata mbetet i pavendosur pasi ai është shumë i lidhur me ngjyrat bardhezi ku shpërtheu duke lënë gjurmë në futbollin italian.

Dashuria për Juventusin për momentin e mban Moratan larg Serie A dhe nga kjo situatë përpiqet të përfitojë Jose Mourinho. Largimi i paralajmëruar i Zlatan Ibrahimovic e ka vënë në lëvizje trajnerin luzitan për të gjetur zëvendësuesin ideal të suedezit. Të gjitha rrugët e çojnë Mourinhon në Madrid, por gjithashtu në garë për të është edhe Chelsea.

Fakti që klubet angleze nuk e kanë aspak problem çështjen e parave, mund ta shtyjë sulmuesin drejt ishullit. Te Manchester United, Morata e ka vendin e titullarit të sigurt, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Chelsean ku Diego Costa mbetet zgjedhje e parë.

Gjithsesi, e ardhmja e bomberit të bluve mbetet ende mes Kinës dhe Anglisë dhe një largim i mundshëm i tij në Azi do ta hidhte menjëherë në sulm Antonio Conten, i cili nuk dëshiron të humbasë cilësi në repartin e tij të avancuar.