Telegrafi

Të gjithë po tallen me lojtarët e Arsenalit te goli i tretë i WBA-së, përfshirë Mustafin dhe Xhakën (Foto/Video)

Getty Images

West Bromwich Albion fitoi ndaj Arsenalit me rezultat 3-1.

Pas ndeshjes tifozët e klubit londinez kanë kritikuar paraqitjen e dobët të lojtarëve të tyre.

Kritikat më të mëdha janë te goli i tretë i shënuar nga Craig Dawson në minutën e 75-të, i cili i dha fund shpresave për një barazim apo fitore të Topçinjve.

Tifozët në rrjetet sociale kanë filluar me tallje të ndryshme, por edhe kritika drejt lojtarëve të Arsenalit për pasivitetin dhe pakujdesinë e treguar te goli i Dawson.

Lexo po ashtu Henry pas humbjes së Arsenalit: Këtë gjë nuk e kam parë asnjëherë

Në këtë mes janë dhe dyshja shqiptare Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, të cilët lanë të vetëm Dawson, por edhe dy lojtarët tjerë që mund të shënonin lehtësisht. /Telegrafi/