West Bromwich Albion fitoi ndaj Arsenalit me rezultat 3-1.
Pas ndeshjes tifozët e klubit londinez kanë kritikuar paraqitjen e dobët të lojtarëve të tyre.
Kritikat më të mëdha janë te goli i tretë i shënuar nga Craig Dawson në minutën e 75-të, i cili i dha fund shpresave për një barazim apo fitore të Topçinjve.
Tifozët në rrjetet sociale kanë filluar me tallje të ndryshme, por edhe kritika drejt lojtarëve të Arsenalit për pasivitetin dhe pakujdesinë e treguar te goli i Dawson.
Në këtë mes janë dhe dyshja shqiptare Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, të cilët lanë të vetëm Dawson, por edhe dy lojtarët tjerë që mund të shënonin lehtësisht. /Telegrafi/
Goalllll 🔥⚽⚽⚽-⚽
Westbrom 3-1Arsenal #Dawson#premierleague#westbrom #arsenal #epl #RepUrTeam #TeamNigeriauk #Extratimewith #Teamnigeriaus pic.twitter.com/uMDVqXIMP5— David Doherty (@ddoherty05) March 18, 2017