Lionel Messi ishte befasia e mbrëmjes së kaluar, pasi fitoi çmimin e më të mirit nga FIFA, pasi pritej që atë ta fitonte Virgil Van Dijk.
Një tjetër fakt më pak befasues ishte edhe vota që Cristiano Ronaldo nuk i dha yllit argjentinas për çmimin nga shtëpia më e madhe e futbollit.
Dy lojtarët votuan si kapiten të të dyja kombëtareve, me 32-vjeçarin që i dha votën, mirëpo 34-vjeçari vendosi ndryshe.
Të gjithë besuan se mbrojtësi holandez do ta fitonte çmimin e lojtarit më të mirë nga FIFA, mirëpo atë e rrëmbeu anëtari i Barcelonës.
Lista e votimeve për të gjithë kapitenët e kombëtareve është zbuluar derisa aty është edhe Mërgim Mavraj që ka votuar për Ronaldon. /Telegrafi/