Telegrafi

Të gjitha skuadrat e mëdha italiane e duan Politanon, Sassuolo i vendos çmimin e largimit

Matteo Politano në vitin e fundit është bërë ndër sulmuesit më të kërkuar në Itali.

Gjatë afatit kalimtar të janarit Napoli dhe Juventus ‘luftuan’ për ta transferuar por në fund Sassuolo refuzoi ofertat e dy klubeve që janë në garë për titullin e kampionit.

Reprezentuesi italian ka paralajmëruar largimin nga klubi në fund të këtij edicioni pasi dëshiron të bëjë hapin e madh në karrierë.

24-vjeçari është bërë lojtari më i kërkuar në Serie A nga klubet më të mëdha italiane.

Matteo Politano. (Foto: Getty Images)

Juventus, Napoli, Roma, Milan dhe Inter janë vënë seriozisht në ndjekje të sulmuesit anësorë.

Të vetëdijshëm që nuk mund ta ndalin qëndrimin e tij, Sassuolo tani është pajtuar për ta lënë të lirë lojtarin.

Klubi zi gjelbër i ka vendosur një çmim për tu larguar prej 35 milionë eurove Politanos.

Napoli në janar kishte dërguar ofertën më të lartë prej 30 milionë eurove por që u refuzua nga Sassuolo.

Roma mbetet skuadra favorite për transferimin e sulmuesit që ka dalë pikërisht nga akademia e Giallorosëve.

Sipas medieve italiane skuadra e Di Francescos ka një klauzolë për ta rikthyer në Olimpico.

Gjithsesi gjatë verës do të mësohet me saktësisht se ku do ta vazhdojë karrierën sulmuesi i talentuar italian që ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar pesë asistime këtë edicion. /Telegrafi/