Site icon Telegrafi

‘Me të gjitha mjetet e mundshme’, presidenti i PSG-së merr urdhra nga Katari që të arrijë marrëveshje me Messin

(Foto: Getty)

Paris Saint-Germaini është informuar nga fuqitë investuese të Katarit se duhet te arrijnë marrëveshje me çdo kusht me Lionel Messin për kontratën e re.

E ardhmja e superyllit argjentinas është vënë në pikëpyetje, ndërkohë që ka pasur spekulime se ai nuk do ta vazhdojë karrierën në Parc des Princes.

Siç po qëndrojnë gjërat, shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të jetë lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij është valide deri më 30 qershor 2023. Ka pasur negociata për kontratën e re, mirëpo asgjë nuk është nënshkruar.

Mundo Deportivo njofton se shefat e Paris Saint-Germainit, të cilët janë të mbështetur nga Qatari Sports Investments, kanë marrë kërkesë nga Lindja e Mesme që ta mbajnë Messin në skuadër “me të gjitha mjetet e mundshme”.

(Foto: Getty)

“Nga Doha, kryeqyteti i Katarit dhe vendi rezident i udhëheqësve të vërtetë të PSG-së, i kanë dhënë urdhra (Nasser) Al-Khelaifit, presidentit të klubit parisien, ta realizojë rinovimin e Messit me të gjitha mjetet e mundshme”, raporton gazeta spanjolle.

Lexo po ashtu Te PSG nuk e duan? Katër klube në garë për nënshkrimin e Messit!

Në ndërkohë, 35-vjeçari po lidhet me një rikthim te Barcelona, ku i kishte arritur sukseset më të mëdha të karrierës së tij para se të largohej drejt Francës. Po ashtu, Amerika dhe Arabia Saudite janë përmendur si destinacione të mundshme. /Telegrafi/

Exit mobile version