Klubet e Serie A janë të njëmendimi, duan të përfundojnë këtë sezon të Serie A siç ishte planifikuar me të gjitha ndeshjet.
Në një mbledhje që e ka organizuar me një video-konferencë Liga Italiane e Futbollit, të gjitha klubet e Serie A kanë votuar unanimisht që të bëhen të gjitha përpjekjet që ky kampionat të përfundojë.
Me një komunikatë drejtuar Ligës Italiane të Futbollit klubet e Serie A kanë shprehur se cili është qëndrimi i tyre.
Mësohet se klubet janë vendosur si datë 9 majin që të kthehet kampionati, duke e vazhduar deri në mes të korrikut.
Në rastin e lojtarëve të huazuar dhe atyre që do të jenë të lirë më 30 qershor, kontratat do të zgjaten deri në përfundim të sezonit 2019-20.
Sidoqoftë, kjo nuk është definitive dhe mund të ndryshojë, pasi klubet do të mblidhen përsëri brenda disa ditësh.
Rreth idesë tashme topi kalon te UEFA që duhet të marrë një vendim se çfarëdo të ndodhë me Euro 2020.
Nde UEFA dëshiron që kampionatet elitare të përfundojnë si duhet, Euro 2020 do të duhet të shtyhet dhe të mos zhvillohet gjatë kësaj vere. /Telegrafi/