Të hënën (29 gusht) u raportua për një rast të tmerrshëm dhunimi të një 11-vjeçare në Prishtinë që ka ngjallur reagime të shumta nga skena e politikës, shoqëria civile e të famshëm shqiptarë.
E mitura u dhunua në një park në Prishtinë nga pesë persona, katër nga të cilët tashmë gjenden në pranga.
Në raportin paraprak të Policisë, është bërë e ditur se viktima është dërguar në strehimore dhe organet shtetërore po merren me trajtimin e saj.
Ndërsa, është paralajmëruar edhe një protestë që do të mbahet nesër (e mërkurë) nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në lidhje me këtë rast krahas figurave politike kanë ardhur reagime të shumta edhe nga estrada dhe të famshëm shqiptarë.
Dafina Zeqiri, Tayna, Fifi, Tuna, Yll Limani, Gold AG, Dj Geek, Arta Nitaj, Argjira Spanca, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj, Ron Zaiti – janë disa nga emrat e njohur që kanë reaguar në lidhje me rastin e dhunimit të së miturës, ndërsa edhe kanë bërë thirrje për protestë.
Më poshtë sjellim disa prej postimeve që ata kanë bërë:
/Telegrafi/