Telegrafi

Të famshmit shqiptarë nuk i rezistojnë filterit më të ri në rrjetet sociale, provojnë dukjen e tyre në versionin të moshuar

Tashmë është bërë viral një filter i ri në rrjetet sociale, i cili po ua mundëson personazheve që të testojnë dukjen e tyre në pleqëri.

Pre e një filteri të tillë kanë rënë shumë personazhe të famshëm, të cilët kanë ndarë me ndjekësit e tyre imazhe që tregojnë se si do të dukeshin ata në pleqëri.

Duket se një aplikacion i tillë po i argëton pa masë një pjesë të madhe të tyre.

Megjithëse me shumë rrudha dhe më të deformuar se sa sot, shumë prej tyre që kanë provuar këtë filtër shprehen të lumtur me mënyrën se si do të duken në pleqëri.

Në vazhdim, ju sjellim disa prej personazheve VIP shqiptarë që testuan veten me dukjen e tyre si pleq. /Telegrafi/

Gashi

Teuta Krasniqi

Eni Koçi

Genc Prelvukaj

Greta Koçi

Bebe Rexha

Gold AG

Jonida Maliqi