Telegrafi

Të dielën publikohet “Take a shot” nga Capital T dhe Granit Dërguti

Capital T duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me publikimin e projekteve të reja.

Superylli i hip hopit po bën gati një varg hitesh para sezonit veror.

Dhe, Granit Dërguti është listuar si një prej bashkpuntorëve të tij tash e sa kohë.

“Take a shot” është projekti i tyre i cili vjen nga shtëpia e Authentic Entertainment.

Më 13 maj është caktuar lansimi i premierës së këtij projekti nga dyshja atraktive e hip hopit.

Capital T ka shijuar një dimër të suksesshëm me hitin “Pasha Jetën” bashkë me Majk.

Capital T pritet të zhvillojë edhe një turne në SHBA së shpejti, turne që ka kohë që e ka paralajmëruar. /Telegrafi/