Telegrafi

Të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, familja Ora nisin një sfidë të re dhe mjaft qesharake në rrjetet sociale

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë është duke qëndruar e vetë-izoluar në shtëpinë e saj në Londër.

Teksa po shijon qëndrimin pranë të afërmve, Rita ka shfrytëzuar rastin që këto ditë të bëjë edhe lojëra nga më të ndryshmet me ta.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video interesante në rrjetin social Tik-Tok, ku shfaqet me dy prindërit e saj, teksa shfaqen duke vallëzuar secili me radhë duke bërë lëvizje të koordinuara njëri pas tjetrit.

 

Këtë Rita e ka paraqitur si sfidë, pasi me kohën që njerëzit po kanë duke kaluar në shtëpi, kanë filluar me të madha nisdja e sfidave të ndryshme në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Rita Ora fotografohet me maskë dhe bluzë me mesazh ndërgjegjësues teksa del nga shtëpia e saj në Londër

Të dy prindërit e saj, Vera dhe Besniku shihen duke buzëqeshur teksa bëjnë lëvizje pas vajzës së tyre.

Rita përndryshe është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “How to be lonely”, të cilën e lansoi këto ditë me klip.

Kënga e saj e re është pritur mirë nga publiku dhe për koiçidencë i përshtatet atmosferës së izoluar të momentit në planet, për shkak të virusit COVID-19, pasi përkthyer në shqip titulli i saj do të thotë “Si të jesh i/e vetmuar”. /Telegrafi/