Telegrafi

Taynas i hapet bluza gjatë interpretimit në koncert, por reagimi i saj ishte i shpejtë

(Foto: Instagram/tayna/Screenshot)

Ajo është një prej artisteve më të kërkuara të momentit, mirëpo Tayna ka përjetuar një çast jo aq të këndshëm gjatë interpretimit në një nga koncertet e fundit. Në këtë mbrëmje muzikore, reperja kishte veshur xhinse në pjesën e poshtme dhe një bluzë të shkurtër me pullë në pjesën e sipërme.

Doruntina Shala (emri i vërtetë i këngëtares) ka shpërndarë disa video në InstaStory nga performanca e saj, ndërsa nuk ka hezituar ta shpërndajë edhe momentin kur i është hapur bluza.

Lexo po ashtu Tayna publikon video provokuese duke prekur gjoksin me duar, ngamcon imagjinatën e fansave

Fillimisht, Tayna shfaqet duke bërë një vallëzim provokues me të pasmet dhe pasi ngritet, tenton ta rregullojë bluzën, por ajo i hapet duke ia ekspozuar jelekët. Sidoqoftë, reagimi i saj ishte i shpejtë duke u kthyer me shpinë dhe duke e rregulluar defektin në rrobat e saj.

“E bëra prapë… Siç duket zemra ime është shumë e madhe”, është mbishkrimi që ia ka vënë reperja videos, e cila e ka marrë me disponim të mirë këtë gjë.

Ajo e ka publikuar edhe një tjetër video që e ka pasuar çastin jokomod, teksa shfaqet duke e mbajtur dorën vazhdimisht te pjesa e gjoksit.

“Me trauma”, është mbishkrimi që Tayna i ka bërë kësaj videoje të publikuar në profilin e saj në InstaStory. /Telegrafi/