Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen e saj.
Me rastin e kësaj ditë të veçantë për të, rep-artistja Tayna ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar shoqen e saj. Një gjë të tillë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku ka publikuar një video duke u argëtuar së bashku.
“Urime ditëlindjen e bukura Kejvina Kthella, të dua dhe më mungon. Të uroj gjithçka që të dëshiron shpirti e zemra”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.
Dyshja shpeshherë janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës, duke publikuar imazhe të shumta nga udhëtimet e tyre në vende të ndryshme të botës.
Seven Saraqi, Oriola Marashi e shumë figura të tjera të njohura kanë bërë të njëjtën gjë sikurse reperja, duke i uruar asaj më të mirat.
Ndërkaq, modelja gjatë kohës së pandemisë coronavirus ka qëndruar në Los Angeles, ku edhe ka ndarë fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj. /Telegrafi/