Site icon Telegrafi

Tayna zbulon kostumin e përzgjedhur për Halloween: Vendosa të bëhem flutura në barkun tuaj

Shumë emra të njohur të estradës i kanë dhënë rëndësi të madhe përzgjedhjes së kostumit për festën e Halloween.

Në mesin e tyre edhe reperja e njohur, Tayna, e cila përmes një fotosesioni unik zbuloi dukjen që ka zgjedhur për natën e 31 tetorit.

Reperja nga Prizreni u shfaq e veshur me një mini-fund, flokë të gjata me ngjyrë të kuqe të mbyllur dhe grim me nuanca blu që kombinoheshin me veshjen, teksa prapa supeve kishte vendosur krahët që të kompletonte dukjen prej fluture.

Foto: Tayna/Instagram

“Këtë vit vendosa të jem flutura në barkun tuaj”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e imazhe për të treguar kuptimin prapa kësaj përzgjedhje të veçantë.

Foto: Tayna/Instagram

Brenda pak minutash Tayna pranoi komente të shumta për dukjen e saj që u pëlqye dhe prit mirë nga fansat e saj në Instagram.

Ndërkohë, kujtojmë që reperja aktualisht po vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte në diasporë.

Foto: Tayna/Instagram

Tayna ndryshe është në përgatitje të albumit të ri muzikor, që do të jetë i pari në karrierë. /Telegrafi/

Foto: Tayna/Instagram
Exit mobile version