Tayna arrin të marrë qindra mijëra pëlqime në imazhet që i shpërndan me fansat e saj në Instagram, ku numëron mbi 1.3 milion ndjekës.
Duke qenë një prej artisteve më të kërkuara të skenës muzikore shqiptare, reperja arrin të tërheqë vëmendje edhe me aktivitetin e saj në rrjetet sociale.
Një fotografi e publikuar të premten e shfaq atë të veshur me pantallona të kuqe, ndërsa në pjesën e sipërme ka vetëm jelekë.
Ajo i ka publikuar edhe disa video në InstaStory duke e xhiruar trupin e saj, ndërsa ka vënë në plan të parë pjesën e pasme dhe pjesën e gjoksit.
Këtë veshje, këngëtarja e ka zgjedhur për koncertin e saj në Tirani, ku ka bërë një performancë fantastike. /Telegrafi/