Site icon Telegrafi

Tayna vjen tërheqëse në setin e ri

Tayna (Foto: Instagram/tayna)

Rep-artistja Tayna, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala, kohët e fundit është duke punuar në këngën e re.

Përmes disa imazheve në rrjete sociale, ajo ka ndarë të reja nga xhirimet e klipit që po realizohen në Zvicër.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Tayna ka publikuar një fotografi që duket se është bërë gjatë xhirimeve të klipit të fundit.

Me një grim profesional, reperja me prejardhje nga Prizreni është parë me të brendshme, ndërsa në pjesën e poshtme ato i ka mbuluar me një palë pantallona.

Lexo po ashtu Tayna nis xhirimet e klipit në Zvicër, vjen provokuese dhe e mbuluar me maskë në videon e re muzikore

Ndërkaq, “A jo” është projekti i fundit nga ajo, i cili ishte realizuar me video tekst në kohë të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version