Këngëtarja shqiptare, Tayna, vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar gjithandej.
Bukuroshja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, derisa tërheq vëmendje me fotografitë që publikon.
E tillë shfaqet edhe në imazhin e fundit të realizuar në Itali, ku në plan të parë ka vënë të pasmet e saj.
“Ditë e paharrueshme”, ka shkruar në postimin e ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.
Doruntina ditë më parë ndoqi nga afër koncertin e Malumas në Itali, me ç’rast ka shijuar edhe disa ditë pushimi atje.
Ndryshe, “Caliente” mbetet projekti i fundit i publikuar nga këngëtarja Shala dhe në YouTube numëron mbi nëntë milionë shikime. /Telegrafi/