Reperja e njohur, Tayna së fundmi ka sjellur bashkëpunimin e ri më reperin, Marin.
Dyshja lansuan këngën “Alpha & Omega” që po pritet mirë nga ana e fansave të tyre dhe deri më tani ka shkuar në mbi 700 mijë klikime në kanalin e YouTube.
Por, krahas këngës paraqitja e reperes nga Prizreni mori gjithashtu vëmendje dhe u komentua pasi ajo dukej joshëse dhe e veshur me shumë stil.
Disa fotografi të shkëputura nga xhirimet e klipit, Doruntina Shala (emri i plotë) solli edhe së fundi në llogarinë e saj të Instagramit.
Reperi pozoi e veshur me një plotë të shkurtër me ngjyrë të kaltër dhe të bardhë që e kombinoi me xhinse me model të ngjashëm dhe atlete.
Pamja atraktive e krijuese së hitit “Columbiana” u kompletua edhe me flokët e saj të gjata kaçurrele, grim të theksuar dhe aksesor.
Tayna dukej e mahnitshme teksa fokusin kryesor e kishin linjat e saj tërheqëse të trupit, ndërsa nuk munguan as komente dhe pëlqimet e shumta nga ana e fansave.
Ndryshe, reperja mbetet e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore teksa është drejt finalizimit të albumit të parë në karrierë. /Telegrafi/