Telegrafi

Tayna sjell këngën e re “Magdalena” në bashkëpunim me Florin dhe Cricket

Foto: Tayna/Instagram

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Këtë herë ajo vjen në bashkëpunim me kantautorin e njohur Flori dhe producentin Cricket.

“Magdalena” titullohet kënga e tyre e re, e cila është një baladë e lehtë në zhanrin R&B.

Foto: Tayna/Instagram

Muzika është realizuar nga producenti Cricket, ndërsa tekstin e kanë shkruarL Endrit Mumajesi, Tayna dhe Flori.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, në të cilin dyshja interpretuese vijnë me një performancë mjaft të veçantë.

Xhirimet e klipit janë kryer në Prishtinë nga produksioni Imagine Films.

Ky është projekti i dytë muzikor i Taynës për këtë vit, pas suksesit të këngës “Moona”, e cila erdhi në bashkëpunim me L’Algerino. /Telegrafi/