Ditë më parë, Tayna kishte vendosur të bëjë një ndryshim në dukjen e saj që është pëlqyer nga fansat e shumtë të reperes.
Ajo kishte vizituar një sallon bukurie në Tiranë, ku ka bërë një ndryshim në stilin e saj të flokëve, ndërsa gjatë këtyre ditëve ka vazhduar me publikimin e fotografive me dukjen e re.
Një të tillë, e ka postuar gjatë të dielës në Instagram, ndërsa paraqitet me një fustan të shkurtë me print dollarësh.
“Ai më tha: ‘Unë e ndjek veç paranë’”, është përshkrimi që ka zgjedhur këngëtarja për këtë imazh.
Në ndërkohë, reperja është duke e shijuar suksesin e këngës “Bass”, të cilën e lansoi para dy javësh, ndërsa videoklipi ka kaluar shifrën prej gjashtë milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/