Telegrafi

Tayna shijon pushimet me familje derisa po xhiron klipin e ri

Tayna (Foto: Instagram/tayna)

Si shumë nga yjet e tjera të estradës edhe rep – artistja nga Prizreni, Tayna, ka nisur pushimet.

Ndonëse shumë prej tyre kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet me shoqëri, këngëtarja duket se gjithnjë zgjedh prindërit për pushime – njerëzit më të dashur të saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

Kështu, në llogarinë e saj personale në Instagram ka publikuar disa fotografi, e cila e shfaq nënën e saj ndërsa ka rrëmbyer gjithë vëmendjen.

Tayna në pushime me familjen (Foto: Instagram/tayna)

Gjatë kësaj kohe ajo po ashtu është duke e xhiruar edhe videoklipin e ri që pritet të lansohet shumë shpejt para fansave.

Ky projekt i Taynas vjen pas atij “Kce”, që deri më tani në kanalin YouTube ka mbledhur mbi 15 milionë klikime.

Vlen të ceket se këngëtarja shqiptare edhe këtë vit ka paralajmëruar verë të nxehtë me mbrëmje dhe koncerte. /Telegrafi/

Tayna në pushime (Foto: Instagram/tayna)