Është padyshim një prej emrave më të njohur dhe më të suksesshëm të estradës e cila vetëm pak vite më parë bëri debutimin në skenë.
Bëhet fjalë për reperen nga Prizreni Tayna, që krahas projekteve muzikore dhe mbrëmjeve të shumta që realizon për argëtimin e fansave të saj të shumtë, është edhe në femër e bukur me linja të mahnitshme trupore.
E ndjekur nga më shumë se një milionë e gjysmë njerëz në Instagram, autorja e hitit “Columbiana” herë pas here provokon admiruesit me imazhe dhe postimet joshëse.
Kështu ka ndodhur edhe në një postim të radhës që ka bërë në InstaStory para se të dilte në skenë teksa pozonte në pasqyrë.
Reperja emri i plotë i të cilës është Doruntina Shala, u shfaq e veshur me një fustan në formë këmishe me ngjyrë të zezë dhe e shkurtër duke i vënë në pah këmbët e tonifikuara.
Tayna që kohëve të fundit bëri një ndryshim duke i bërë flokët ngjyrë portokalli përshtati veshjen me një palë çizme të gjata deri tek gjunjët teksa dukej tejet atraktive dhe në formë.
Ndërsa, sa i përket karrierës theksojmë që projekti i fundit i reperes mban titullin “Teket” ndërsa ajo është duke punuar për muzikë të re. /Telegrafi/