Telegrafi

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë verës që e lamë pas.

Dhe pas një sezoni tejet të ngarkuar, rap-artistja nga Prizreni zgjodhi Miamin për të pushuar dhe relaksuar për disa ditë.

Nga atje, autorja e “Teket” soli imazhe nga më të ndryshme, e që në fokus kishin linjat e saj të mrekullueshme të trupit.

Foto: Tayna/Instagram

Ndërkohë, edhe së fundmi reperja është shfaqur tejet atraktive duke pozuar për një imazh para pasqyrës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

E veshur me një bluzë të shkurtër si sytjena dhe tuta të përshtatshme sportive të zeza me vija anash, Tayna mbante edhe një xhaketë të bardhë me pupla sipër.

Foto: Tayna/Instagram

Me një grim të thjeshtë dhe flokët natyrale, reperja dukej e mahnitshme dhe mjaft atraktive.

Ndryshe, kujtojmë që aktualisht Tayna po shijon edhe suksesin e këngës së fundit “Shqipet 2” që solli pak javë më parë. /Telegrafi/