Sensacioni i dy viteve të fundit është padyshim Tayna, e cila përmes zhanrit muzikor hip-hop ka treguar talentin e saj. Këngët e saj janë tejet të dëgjuara duke e bërë kështu edhe më të kërkuar në koncerte.
Pas kthimit nga Amerika, ku kishte shkuar të mbante një koncert, reperja po qëndron e izoluar së bashku me familjen e saj në qytetin e Prizrenit.
Dita e sotme (e diel) duket të jetë e veçantë për Taynan, pasi që nëna e saj feston ditëlindjen në kushte karatine. Përmes rrjetit social Instagram, ajo ka publikuar disa imazhe me nënën duke i uruar asaj më të mirat.
Në imazhin e fundit të ndarë me fansat e saj, Tayna shihet me nënën e saj, të cilat duket pothuajse të njëjta.
“Gjeni mamin në fotografi”, ka shkruar Doruntina Shala në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkaq, projekti i saj i fundit i realizuar gjatë pandemisë globale titullohet “A jo” dhe është pëlqyer jashtë mase nga fansat e saj. /Telegrafi/