Tayna është ndër rep-artistet shqiptare që deri më tani ka thyer çdo barrierë në industrinë muzikore.
Që në paraqitjen e saj të parë, ajo ka arritur të rrëmbej zemrat e fansave, të cilët po e përkrahin vazhdimisht.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka paralajmëruar këngën e saj të re.
Përmes videos së ndarë me 1.5 milion ndjekësit e saj, ajo thekson në rend të parë të pasmet e tonifikuara.
“Qeqe” titullohet projekti muzikor, që sipas reperes do të publikohet shumë shpejt.
Deri po përgatitet për këngën e re, “Bass” titullohet hiti i fundit nga ajo, që mori miliona klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/